• Fri. Apr 26th, 2024

Java e 9-të në Superligën shqiptare vendos përballë dy skuadrat që pretendete të këtij sezoni.

Vëmendja më e madhe do të jetë në Shkodër, aty ku do masin forcat Kukësi dhe Tirana.

Verilindorët tashmë në migrim prej vitesh kërkojnë që në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të ruajnë hapin e kundërshtarit dhe të ngushtojnë diferencat në krye të renditjes.

Fitorja e skuadrës së Diego Longos përkthehej në afrimin me tre pikë me bardheblutë, që para kësaj sfide numërojnë 6 pikë më shumë.

Dueli i Shkodrës do luhet nën dritën e prozhektorëve në orën 19:45.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *