• Fri. Apr 26th, 2024

VIDEO/ Flamur Hoxha me ish-të përndjekurit në Kukës: PD do të ofrojë mbështetje serioze  

Drejtuesi politik i qarkut Flamur Hoxha, zhvilloi një takim me ish- të përndjekurit politikë të Kukësit.

Ai i informoi ata për pika të caktuara të programit të PD që synojnë të zgjidhin përfundimisht rehabilitimine  tyre ekonomik, gjetjen e të humburve të ekzekutuar nga regjimi komunist, mbështetja për arsimimin e të rinjve si dhe suporti financiar për familjet e reja etj.  Dhe rruga e vetme që t’ia dalim me sukses është që të votoni PD nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Të përndjekurit politikë të Kukësit ngritën problemet që i shqetësojnë si:  neglizhenca e institucioneve në dokumentimin e persekutimit në regjimin komunist, shpopullimi i zonave të Kukësit, probleme i përmbytjes, energjia elektrike dhe karburanti me çmim të lartë, menjanimi nga vëmendja e shtetit etj.

Nga ana tjetër ata u shprehën se ndjehen komodë me faktin se ata do ti përfaqësojë një figurë që i takon shtresës së ish të përndjekurve politikë, njeri me integritet të lartë moral dhe mbrojtës i interesave të komunitetit.

Më 25 Prill Shqipëria fiton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *