• Fri. Apr 26th, 2024

10 raste të reja me koronavirus në Kukës, 6 në Has, 1 në Tropojë

Shtohen rastet e reja me koronavirus në Kukës.

Ditën e sotme është raportuar për 10 raste të reja në Kukës. Një ditë më parë ishin vetëm 3 raste.

Ndërkaq në Has janë raportuar 6 raste të reja dhe në Tropojë veç 1 rast.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3424 testime, 555 të shëruar, 660 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

Duke ju informuar se nga sot kufizimi i lëvizjes, i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë me përpikmëri rregullat për frenimin e përhapjes së COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 3424testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

241 raste në Tiranë, 44 në Sarandë, 36 në Durrës, 29 në Lezhë, 28 në Lushnje, 26 në Vlorë, 21 në Fier, 17 në Shkodër, nga 16 raste në Kurbin, Elbasan, nga 15 raste në Kavajë, Dibër, 14 në Kuçovë, 12 në Korçë, nga 10 raste në Kukës, Mat, Delvinë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Berat, Mallakastër, Cerrik, 6 në Has, nga 5 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Pogradec, Krujë, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Përmet, Selenicë, Malësi e Madhe, Peqin, Shijak, Poliçan, nga 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Belsh, Himarë, Klos, Patos, nga 1 rast në Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Prrenjas, Skrapar,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Puka, të moshave 44-84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (05 Janar 2021)

Raste të reja ditore 660

Të shëruar në 24 orë 555

Të shtruar në spitale 287

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 3,424

Testime totale 272,807

Raste pozitive 60,283

Raste të shëruara 35,551

Raste Aktive 23,522

Humbje jete 1210

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13650

Fier      1687

Shkodër 1330

Durrës             1190

Vlorë   955

Lezhë   925

Korçë   917

Elbasan 876

Berat   735

Gjirokastër 472

Kukës   399

Dibër   386

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *