• Mon. Apr 29th, 2024

Festa e bjeshkëve, Bushtrica i shtohet atraksioneve të turizmit malor

Festa e bjeshkëve është aktiviteti më i ri që synon të promovojë turizmin malor në Qarkun e Kukësit. Bushtrica ishte vendi që mblodhi banorët e zonës, drejtues të pushtetit lokal dhe ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Qëllimi është për të tërhequr vëmendjen e turistëve për bukuritë natyrore të veriut t ëvendit. Ky aktivitet vlerësohet si një mundësi e mirë për banorët e zonës.

Për ministrin Klosi, promovime të tilla, veçanërisht në këtë vit të vështirë për turizmin, shikohen si e vetmja mundësi për të ndihmuar biznesin vendas.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, premtoi përmirësimin sa më shpejt të infrastrukturës rrugore për të aksesuar sa më lehtë këto bukuri natyrore.

Këshilli Bashkiak i Kukësit pritet të miratojë edhe një ditë zyrtare për Festën e bjeshkëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *