• Fri. Apr 26th, 2024

Fillon shtrimi i tapetit në stadiumin e Kukësit, inaugurimi …

Në stadiumin e Kukësit punimet ecin intensivisht për të bërë të mundur që së shpejti verilindorët të luajë në qytetin e tyre. Ditën e sotme ka filluar edhe shtrim i i tapetit i cili do të zgjasë për disa ditë.

Pas shtrimit të tapetit siç njofton edhe skuadra në rrjetet sociale, do të duhen edhe 3 javë për të zhvilluar një ndeshje në stadiumin e rikonstruktuar.

Ndërkohë tifozëve do iu duhet të presin akoma për të parë skuadrën e tyre të luajë në stadiumin e rikonstruktuar.

Një investim i rëndësishëm ky për skuadrën e Kukësit e cila do të kthehet pas 3 javëve në stadiumin e vet pas disa vitesh në ‘shtegtim’.

Njoftimi i Klubit të Kukësit:

Sot ka nisur puna në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’ për shtrimin e tapetit. Procesi i shtrimit do të përfundojë brenda pak ditëve, teksa më pas do të duhen të paktën 3 javë për të zhvilluar ndeshjen e parë në stadiumin e ri.

Ndryshe nga stadiumi i vjetër, fusha do të jetë me bar natyral ndërkohë që do të ketë edhe impiant ndriçimi dhe për herë të parë, ndeshjet në stadiumin e ri mund të luhen edhe natën.

Krahas stadiumit, drejt përfundimit është edhe fusha stërvitore, e cila do t’i vijë në ndihmë ekipit për stërvitje, por edhe skuadrave të moshave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *