
Kukësi ka nisur merkaton e sezonit të ri duke nënshkruar me mesfushorin nga Elbasani, Ardit Hila.
Pas aventurave në Kosovë, Hila rikthehet në Superligën shqiptare.
Njoftimin e ka bërë klubi i Kukësit me një postim në Facebook:
Njoftimi i klubit të Kukësit:
ZYRTARE! Ardit Hila eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit
Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Ardit Hila eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit. Klubi ka arritur marreveshje me mesfushorin 28-vjecar, duke firmosur kontrate per 2 sezonet e ardhshme.
Hila vjen ne klubin e Kukesit pas nje aventure ne Kosove, ku ishte pjese e Gjilanit. Hila eshte njohes i mire i Kategorise Superiore teksa ka qene pjese e skuadres se Elbasanit, Teutes e Partizanit duke fituar edhe titull kampion ne Shqiperi. Klubi i Kukesit i uron Hiles shume suksese me fanellen e Kukesit! Miresevjen Ardit!
“Me ka munguar Shqiperia. Ika si kampion dhe shpresoj te rikthehem si kampion me Kukesin. Pse Kukesin? Me bindi projekti i Kukesit dhe fakti qe luan gjithmone per trofe, ma beri me te lehte zgjedhjen time. Uroj qe ne Kukes te rikthejme trofeun e titullit kampion dhe Kupen e Shqiperise. Forca Kukesi”, u shpreh Hila ne prononcimin e tij te pare si futbollist i Kukesit.
Skeda e Lojtarit:
Emri: Ardit Hila
Mosha: 28 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.80 m
Pozicioni: Mesfushor
Klubet e mëparshme: Elbasani, Teuta, Partizani, Prishtina, Gjilani.