
Është mbyllur në barazim pa gola edhe sfida mes Teutës dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore.
Pavarësisht tentativave të shumta, të dyja skuadrat nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë duke u kënaqur me vetëm një pikë.
Surpriza pas 3 javësh është Kukësi që pozicionohet në vendin e fundit të renditjes me vetëm 1 pikë, kurse Teuta renditet e 3-ta me 5 pikë.
FT/ KF TEUTA 0-0 FK KUKËSI
Mbyllet ndeshja në Durrës pa fitues, ku skuadra jonë u ndal në traversë megjithëse të dy ekipet kishin raste shënimi.
Ndeshja e radhës luhet të mërkurën në ‘Elbasan Arena’ ndaj Laçit.