
Tjetër rezultat negativ për Kukësin. Skuadra e Mirel Josës nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në ‘Elbasan Arena’ ndaj Apolonisë.
Një përballje ku nuk mungoi kartoni i kuq, penalltia si dhe golat.
Verilindorët mbetën fillimisht me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Bytyçit në minutën e 42-të, teksa Ibraimi shënoi me penallti në shtesat e pjesës së parë.
Në fragmentin e dytë të lojës, fierakët ishin më kërkues, teksa gjetën baraspeshën me Mario Gjatën.
Ky ishte barazimi i katërt radhazi për Apoloninë dhe ndeshja e 5-të radhazi pa fitore për Kukësin.