• Fri. Apr 26th, 2024

Miqësorja/ Kukësi nuk ja del kundër Llapit, gati për Wolfsburgun

Është mbyllur dhe miqësorja e ditës së sotme.

Kukësi u përball me dardanët e Llapit në kompleksin Tropikal në Durrës. Sfida u mbyll në barazim 0-0, teksa asnjë nga skuadrat nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës.

Kjo sfidë i shërbeu trajnerit Skënder Gega për të parë gjendjen e ekipit përpara ndeshjes së 17 shtatorit kundër Wolfsburg në raundin e dytë të Europa League.

‘Mbyllet ndeshja miqësore mes Kukësit dhe Llapit. Takimi u mbyll me rrjeta të paprekura, ku në pjesën e dytë janë aktivizuar futbollistë të rinj’, shkruan klubi i Kukësit në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *