
Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, thotë se kanë filluar punimet për zbatimin e projektit për të bërë të mundur rehabilitimin e Kolektorit të ujërave të zeza (KUZ) në qytetin e Kukësit.
Në një postim në Facebook, Gjici shkruan:
Jam shumë i lumtur që nga sot kanë filluar punimet në kuadër të zbatimit të projektit Clean Water, ‘Uji i pastër në Gjakovë dhe Kukës.’
Tashmë po bëhet e mundur rehabilitimi i Kolektorit të ujërave të zeza (KUZ) në qytetin e Kukësit një problem shqetësues që më në fund po merr zgjidhje.
Projekti zbatohet si pjesë e Raundit të 2-të të Thirrjeve për Projekt-Propozime, Programi Ndërkufitar IPA Shqipëri-Kosovë 2014 – 2020 financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri.