• Mon. Apr 29th, 2024

Pa patentë dhe me sirianë në makinë, kapet i riu në Morin

Jul 12, 2020 #dogana, #Luma Post, #Morin, #siriane

Në kuadër të kontrolleve në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, evidentohet dhe arrestohet në flagrancë një shtetas, për ‘Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’ kundrejt fitimit dhe ‘Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt’.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, me automjetin tip ‘Volkswagen’, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë.

Shtetasi K. V., kundrejt fitimit do t’i ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’ dhe ‘Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *