• Fri. Apr 26th, 2024

Raste të reja me koronavirus në Kukës dhe Tropojë

Vazhdon të shënohen raste të reja me koronavirus në Kukës.

Sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar raste të reja.

Bëhet fjalë për 1 rast në Kukës, të identifikuar në 24 orët e fundit dhe 3 raste në Tropojë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1315 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

184 raste në Tiranë,

23 raste në Korçë,

12 raste në Vlorë,

11 raste në Kuçovë,

8 raste në Durrës,

7 raste në Elbasan,

6 raste në Pogradec dhe Përmet,

5 raste në Librazhd,

4 raste në Shkodër dhe Lezhë,

3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar,

2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas,

1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (25 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 299

Të shëruar ne 24 orë 106

Të shtruar në spitale 271

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1315

Testime totale 117025

Raste pozitive 19157

Raste të shëruara 10654

Raste Aktive 8026

Humbje jete 477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4113

Durrës 757

Fier 510

Shkodër 497

Korçë 488

Lezhë 383

Elbasan 348

Vlorë 319

Berat 229

Kukës 183

Gjirokastër 102

Dibër 97

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *