• Wed. May 8th, 2024

Sërish raste të reja me koronavirus në Kukës, rekord në Tropojë

Ashtu si një ditë më parë edhe sot në Kukës janë regjistruar raste të reja me koronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për 1 rast të ri në Kukës dhe Has, ndërsa 6 raste janë shënuar në Tropojë.

‘Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përrenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar’, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 100 të shëruar, 169 raste të reja dhe 4 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

Janë kryer 971 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19,  një 62 vjeçar, një 66 vjeçare nga Lezha një 67 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (8 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 169

Të shëruar ne 24 orë              100

Humbje jete në 24 orë                        4

Testime ditore                                    971

Testime totale                         95811

Raste pozitive              14899

Raste të shëruara       9215

Raste Aktive                 5273

Humbje jete                    411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     2717

Durrës      570

Shkodër    398

Lezhë        264

Korçë          268

Elbasan       221

Fier               237

Vlorë           191

Kukës        146

Berat    128

Dibër   78

Gjirokastër   55

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *