• Fri. Apr 26th, 2024

Talenti kuksian nënshkruan për 3 vite me Kukësin

Kukësi ka nisur që tani të mendojë për rinovimet e kontratave dhe sot është zyrtarizuar marrëveshja e re me mesfushorin Fluturim Domi.

Në miqësoret e deritanishme ai ka luajtur disa ndeshje si titullar dhe në klub e kanë në plane për të ardhmen.

Jo vetëm kaq, por kanë edhe pritshmëri. Domi nuk i ka thënë ‘jo’ ekipit të qytetit të tij dhe ka firmosur një marrëveshje 3-vjeçare.

Ai është produkt i skuadrave të moshave të Kukësit.

‘Mesfushori i talentuar kuksian Fluturim Domi ka rinovuar me skuadrën tonë deri në vitin 2023. I dalë nga akademia e Kukësit, mesfushori do të mbajë veshur fanellën e qytetit të tij edhe për 3 sezonet në vijim.

Sezonin e shkuar, Domi zhvilloi 5 ndeshje duke shënuar edhe një gol. Urime dhe suksese Fluturim! Të priftë e mbara’, njofton klubi i Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *