
Vitet e fundit edhe zona të ndryshme të Kukësit janë vënë në epiqendër të turistëve, si vendas dhe të huaj.
Përveç Valbonës, që frekuentohet prej vitesh, edhe Gjallica, si dhe zonat e Shishtavecit, Brekijes, Tërshena, Bicaj, Çaja dhe bjeshket e zonës janë frekuentuar më së shumti gjatë viteve të fundit.
Por Kukësi ka mjaft zona ku mund të zhvillohet turizëm.
Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana thotë se sivjet pritet një sezon i mbarë turistik.