
Mësuesi në pension Nesim Ramallari, i cili ka dhënë lëndën e Gjuhës Shqipe në shkollën ‘9-vjeçare’ ‘Vehbi Shehu’ në Bicaj, ka ndërruar jetë.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët.
Mësues Nesim Ramallari prej vitesh ishte larguar nga vendlindja e tij, fshati Muhole dhe jetonte në Vorë me familjen e tij.
Kohët e fundit ai ka qenë i sëmurë dhe dy ditë më parë mësohet se ka ndërruar jetë.
Ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve nga Luma Post