• Fri. Apr 26th, 2024

Trajneri i Kukësit Mirel Josa ka folur sot para mediave ne prag te ndeshjes ndaj Kastriotit.

‘E para e punës duhet të marrim ndeshjet me radhë. Nuk mund të themi për objektivat. Normal që kemi pasur humbje gjatë kohës, kemi pasur humbje sa i përket klasifikimit.

Por tani duhet të shohim ndeshjet në raport me ke kemi përballë, kemi përballë një skuadër që na ka mundur dy herë.

Kemi përballë një skuadër të fortë, një skuadër me karakter. E ka treguar këtë jo vetëm në ndeshjet me Kukësin, por edhe në ndeshjet e tjera, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket mbarëvajtjes së ndeshjes.

Mendoj se ne duhet të lirohemi psikologjikisht sa i përket mënyrës se si skuadra del deri te zona e rreptësisë së kundërshtarit dhe nuk kemi forcën e duhur për të goditur kundërshtarin.

Kjo ndodhi edhe në ndeshjen me Skënderbeun,pasi në pjesën e parë skuadra kishte 5 raste për të kaluar në avantazh. Por në futboll nuk ka ‘në qoftë se’. Në futboll duhet të jesh shumë efikas në mënyrë që loja të marrë rrjedhë pozitive për ty’ tha Josa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *