• Fri. Apr 26th, 2024

Numra të lartë të rasteve me koronavirus në Kukës

Ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme të jetë i lartë numri i personave të infektuar me koronavirus në Kukës.

Por sot, më shumë se në Kukës, ka pasur raste në Has.

Sipas të dhënave zyrtare, 8 raste kanë qenë në Has ndërsa 5 raste në Kukës.

‘Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe’, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *