• Fri. Apr 26th, 2024

Drejtuesi Politik i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici, bashkë me Kryetarin e Bashkisë Has, Liman Morina, Drejtorin Rajonal të Kadastrës, Vladimir Spahiu, kanë dhënë sot lejet e legalizimit në disa familje hasjane.

Banesat e tyre kanë qenë ndërtuar informate vite më parë. Për marrjen e këtij dokumenti që certifikon pronën, shumë qytetarë deri në 2013 jane sorollatur në dyert e ALUIZNIT, të cilët largoheshin nga aty pa përgjigje dhe pa legalizim të banesë së tyre.

Ndërsa sot, 7 vite pas, kalvari i ligjërimit të pronës ka përfunduar, pasi procesi i legalizimit ka hyrë në shinat e duhura.

Drejtuesi Politik i Qarkut, Safet Gjicit, gjatë dhënies së certifikatave bëri me dije se porosia e Kryeministrit Rama, është që certifikatat e pronës të shpërndahen derë më derë, kjo për të shmangur edhe lëvizjet e qytetarëve në kohë pandemie.

Ndërkohe drejtori Rajonal i Kadastrës, Vladimir Spahiu, siguroi se procesi i marrjes së certifikatave të pronësisë, për banesat e tjera në bashkinë e Hasit është drejt përfundimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *