• Fri. Apr 26th, 2024

Koronavirusi, Kukësit sot zero raste, Hasi 3 raste të reja

Kukësit sot nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus të raportuar nga ministria e Shëndetësisë.

Një ditë më parë në Kukës, zyrtarisht ishin 7 raste të reja, ndërsa sot zero.

Në raportimin ditor të ministrisë së Shëndetësisë sot nuk gjendet as Tropoja, ku sipas këtyre të dhënave, nuk ka raste te rëja.

Ndoshta ditën e nesërme Kukësi do të rikthehet sërish në raportimin ditor.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2.084 testime, 373 të shëruar, 565 raste të reja dhe 14 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën. MSHMS ju bën thirrje sërish qytetarëve të shmangin detyrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.084 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 565 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

146 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 50 raste në Lezhë, 37 raste në Elbasan,

30 raste në Lushnje, 28 raste në Gramsh, 25 raste në Sarandë, 24 raste në Kavajë,

22 raste në Shkodër, Fier, 18 raste në Kuçovë, 17 raste në Korçë, 14 raste në Tepelenë,

13 raste në Përmet, 10 raste në Krujë, Pukë, 7 raste në Vlorë, 5 raste në Librazhd,

4 raste në Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Kurbin, Dibër, Pogradec, Peqin, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 373 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.842 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Korça, 2 qytetarë nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Berati, të moshave 59-82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, se duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (22 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                  565

Të shëruar ne 24 orë             373

Të shtruar në spitale               449

Humbje jete në 24 orë            14

Testime ditore                                    2.084

Testime totale              172.848

Raste pozitive               32.761

Raste të shëruara        15.842

Raste Aktive                 16.220

Humbje jete                 699

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8331

Durrës 1164

Elbasan 813

Fier 1223

Korçë 870

Vlorë 801

Shkodër 888

Lezhë 699

Berat 499

Gjirokaster 476

Kukës 323

Dibër 133

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *