
Sot është dita e 2-të pa raste të reja me koronavirus në Kukës.
Kështu bën të ditur ministria e Shëndetësisë.
Në raportimin e sotëm nuk kishte asnjë rast të raportuar në Kukës dhe në Tropojë.
Në rang qarku Kukësi, kishte vetëm 1 raste me koronavirus të raportuar në Has.
‘Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 847 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike, ndërsa 153 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
130 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6106 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë’, bën të ditur ministria e Shëndetësisë.