• Fri. Apr 26th, 2024

Rriten frikshëm shifrat e infektimeve të reja në Kukës

Janë rritur frikshëm shifrat e infektimeve të reja në Kukës, Has dhe Tropojë.

Ditët e fundit ka pasur shifra minimale nga qarku i Kukësit, por sot janë raportuar dhjetëra raste.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kukës janë shënuar 11 raste, në Tropojë 6 raste dhe në Has 4 raste pozitive.

‘Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

44 raste në Tiranë, nga 11 raste në Krujë dhe Kukës, nga 10 raste në Durrës, Fier, Lezhë, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Elbasan, Lushnje, Tropojë, 5 raste në Berat, nga 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Patos, nga 3 raste në Devoll dhe Vlorë,  2 raste në Mirditë, nga 1 rast në Kurbin, Pukë, Divjak, Shijak’, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *